Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala është njoftuar se ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.
Paolo Dybala është lënduar në ndeshjen ndaj Sassuolos,ku thuhej se lëndimi mund të jetë edhe më serioz se që ishe menduar më parë.
Por, sipas “RaiSport.it”, argjentinasi nuk do mund të paraqitet në derbin ndaj Inter, transmeton lajmi.net.
Dybala ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ndërsa Weston McKennie pas ekzaminimeve mjekësore, thuhet se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës në “Giuseppe Meazza”.