Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kosovë. Në shumicën prej qyteteve e fshatrave është pamundësuar lëvizja e qytetarëve
Pamje të tmerrshme vijnë nga Fushë-Kosovë. Një lagje e tërë është bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut.
Veturat janë mbuluar nga uji, e qytetarëve iu është pamundësuar lëvizja në këtë lagje.
Reshjet e shiut nuk janë duke u ndalur, si pasojë është duke pasur edhe vërshime.
Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjiniut.
Më herët IHK kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritje e nivelit nëpër lumenj.