Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se KQZ-ja është duke e vështirësuar regjistrimin e mërgatës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Reagimi i Haxhiut vjen pasi KQZ-ja sot vendosi për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!
Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!
E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!
Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!”./InLajmi/