Në një intervistë për lajmi.net, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është më pjesë e hetimit të Speciales andaj edhe nuk do t’i bie që të dorëhiqet nëse merr këtë post.
“Nuk jam më subjekt i hetimit ose i shqyrtimit të mëtejmë ligjorë. Në rastin konkret parlamenti i vendit krijon dy te tretat për zgjedhje e presidentit ato mund t’i krijojë edhe në të ardhmen që nëse Haradinaj jep dorëheqje ose një Haradinaj tjetër kushdo qoftë një udhëheqës me rëndësi që pas këtyre zgjedhjeve partitë politike të krijojnë dy të tretat”,ka thënë ai.