Enver Xhokli dhe Fidan Gashi janë të rinjët të cilët u lënduan rëndë nga shpërthimi i bombolës në komunën e Ferizajt, përcjell InLajmi.
Ndërkaq njoftohet se gjatë ditës së sotme , 2 të rinjët janë dërguar në shtetin austriak për shërim.
Po ashtu nga një grup i organizuar në rrjetet sociale, të cilët operojnë në qytetin e Ferizajt kanë grumbulluar mjete financiare të cilat u ndihmojnë personave të tjerë që janë të lënduar nga ky shpërthim, e që janë duke u trajtuar në QKUK
Në njoftim thuhet se trajtimi i pacientëve do të zgjatë më shumë se një vit dhe se shpenzimet janë të mëdha, prandaj duhet në vazhdimsi mbledhen mjete të cilat do të dërgohen në Turqi dhe Austri.
Postimi i plotë i saj:
Miq tash sa u nisen per Austri, Fidani dhe Enveri !
Ministria realizoi edhe kete mbeshtetje nga shteti Austriak!
Fondet e tubuara nga grupi ynë , Aferdita, Liridoni dhe Bardhyli, si Iniciative e qytetareve dhe bizneseve, do te analizojme situaten e gjithe te lenduarve nga shperthimi n Steak House, dhe do t ju ndihmojme te gjitheve me trajtime mjeksore, barna, terapi etj.
Keto trajtime zgjasin shume kohe per disa te lenduar me shume se nje vit, dhasht zoti te shpetojne fillimisht!
Prandaj na duhen fonde ti suportojme te gjithe edhe ata ne Turqi, Austri, Prishtine QKUK dhe N Spitalin e Ferizajit!
Ka plot te shtrire, per hir te mireqenies nuk po publikojme foto te tyre sepse duken shume keq !
Liridoni nga iniciativa jone, eshte ne Turqi me familjaret e Gencit, Edonit, Fatimes dhe Farukit dhe po i mbeshtet maksimalisht, ka shume shpenzime atje!
Rruge te mbare Enverit dhe Fidanit!
Zoti qofte me te gjithe te lenduarit, ai i pari pastaj ne te tjeret!/InLajmi/