Nasim Haradinaj ka refuzuar të paraqitet në seancë, ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se deklarohet i pafajshëm në emër të tij për të gjitha aktakuzat.
Pjesa e dytë e seancës është duke shërbyer si konferencë e parë për ecurinë e çështjes, raporton Telegrafi.
Kujtojmë se më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.