Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar në trafik për shkak te të reshurave atmosferike, përcjell InLajmi.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik përgjatë sezonit dimëror.
“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e PK-së./InLajmi/