Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të adresojnë masa të reja ndërkohë që rajonet po përballen me variantin e ri të Covid-19.
Drejtori i OBSH-së, Hans Kluge, ka thënë se duhen masa të mëtutjeshme për të marrë situatën në kontroll, raporton CNN.
Ndonëse variant i ri i Covid-19 është duke u përhapur shumë lehtë, nuk ka ende prova nëse mund të shkaktojë sëmundje të rënda, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë, Britania e Madhe është duke luftuar me një rritje të jashtëzakonshme të rasteve pozitive dhe viktimave.