Humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 100.000 euro për t’i ndihmuar personat që kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai e ka quajtur të padrejtë faktin se 4 pacientë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, derisa 2 të tjerë kanë mbetur në Prishtinë.
“Vetëm dje dhe sot deri në mëngjesi diku afro 100.000 euro janë tubuar”.