Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun, riprezantoi zotimet e tij për diasporën, përcjell InLajmi.
Ai ka përsëritur planin e tij për diasporën, duke thënë se Kosova duhet ta bëjë atë pjesë të drejtpërdrejtë të shtetndërtimit dhe të zhvillimit.
Postimi i plotë i tij:
“Zotimi im si kryeministër dhe i PDK-së për diasporën është konkret. Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Në planin tonë konkret përfshihen tri vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe lirim nga pagesat e sigurimit kufitar. Bashkë do ta realizojmë këtë plan.
Shpërndaje këtë mesazh në mbështetje të diasporës”./InLajmi/