Në prag të zgjedhje partitë politike po prezantojnë anëtarë të rinj që po iu bashkohen, përcjell InLajmi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimin më të ri në partinë e tij, Ramë Zeqiraj.
Postimi i plotë i tij:
“Dr. Ramë Zeqiraj është aktivist politik i çështjes kombëtare dekada me radhë. Gjatë Luftës Çlirimtare, ai nga pozicioni i mjekut ishte afër luftëtarëve të lirisë.
Sot, i urova mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët politike, e cila po zgjerohet çdo ditë e më shumë.
Aleanca do të ketë ofertën më të mirë programore dhe kadrovike në këto zgjedhje, në të cilat synon fitoren”./InLajmi/