Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus, përcjell InLajmi.
Për vdekjen e saj ka ngushëlluar edhe Oda e Infermierëve që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar.
Njoftimi nga Oda e Infermierëve të Kosovës:
“Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.
Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci.
Me pikëllim të thellë,
Naser Rrustemaj
Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës”./InLajmi/