Instituti i shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 6 persona në Kosovë si pasojë e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas IKSHPK-së në komunen e Istogut koronavirusi ia ka marrur jetën 2 personave, ndërsa në Ferizaj, Kamenicë, Prishtinë dhe Prizren nga një person.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./InLajmi/.