Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në mëngjes publikoi një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin se po testohen mbi 257 persona, dhe se pritja e pacientëve po zgjatë vetëm 1 minut e 7 sekonda, përcjell InLajmi
Në këtë mbishkrim ndër të tjerash u tha se “Pritja mesatare 1 minut e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore! Boll ma sehirxhinjve”.
Por IKSHPK si duket u pendua me ato të cilat i tha në mëngjes, pasi që nuk zgjati shume dhe e fshinë postimin nga faqeja zyrtare ./InLajmi/