Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti e ka përqeshur në prani të tij kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.
Ai në DPT Te Fidani thotë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Prishtinë
“Ai e ka përqeshur një zyrtar timin në prani timen. Ishim në një hotel këtu në Prishtinë dhe do i kërkoja bashkëpunimin në një komunë, ishte Mitrovica. Po e them. Kërkonim bashkëpunim dhe se flisnim për punën e Bahtirit. Ai e tha në një mënyrë qesharake se nuk mund të bashkëpunojmë”, tha Pacolli