Ish-profesori i UP-së dhe analisti, Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila tha se pa LDK-në nuk ka Kosovë, përcjell InLajmi.
Ai tha se Kosova nuk është shtet partiak dhe se partitë janë të përkohshme, kurse Kosova e përjetshme.
Postimi i plotë i tij:
“Pa LDK-në nuk ka Kosovë…”, paskësh thënë një deputete e LDK-së. Nëse zbërthehet ky “mendim”, i bie që Kosova është shtet partiak, ku partia (LDK) është më e madhe se sa shteti (Kosova.) Aman, mos folni kështu pa kuptim! Nxirrni bre në publik ndokend që nuk flet hashamet, sepse nëse vazhdoni kështu, Kosova vërtet mund të mbetet pa LDK-në. E pra, dijeni se partitë janë të përkohshme, ndërsa Kosova është e përjetshme”./InLajmi/