Juventusi është duke pritur rezultatet e testeve të fundit për koronavirus para se të udhëtojnë të AC Milani, ndërsa autoritet lokale mund të bllokojnë këtë udhëtim.
Stafi, lojtarët dhe të gjithë që përfshihen për udhëtimin në “San Siro”, janë duke pritur rezultatet që i kanë bërë dje.
Situata momentalisht të skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo nuk është e mirë dhe ekziston rreziku që të këtë më shumë raste pozitive, meqenëse deri me tani janë dal Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.
Në rast që dalin edhe raste të tjera pozitive, atëherë autoritet lokale do ndalojnë këtë udhëtim,përcjellë lajmi.net.
Ndeshja mund të suspendohet dhe të zhvillohet në një datë tjetër.