Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur që fondacioni i tij do të transferojë 7000 euro për të lënduarit nga shpërthimi i djeshëm i bombolës së gazit në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Ai tha se mjetet do të ndahen edhe për familjarët e tyre.
Postimi i plotë i tij:
“Nga Podujeva në Ferizaj!
Për GENCIN dhe të tjerët!
Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj!
Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi.
Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€
Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju.
Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë.
ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË.
Labi Kosovë e Shqipërisë”./InLajmi/