Avokati Tomë Gashi ka komentuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për votimin e Qeverisë Hoti, me theks të veçantë te vendimi, sipas të cilit, asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në 3 vitet e fundit, përcjell InLajmi.
Ai tha se Albin Kurti mund të kandidojë për deputet.
Postimi i plotë i tij:
“Albin Kurti ka të drejte te kandidoj per deputet te Kuvendit te Kosoves.
Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejten për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosoves, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves date 6 janar 2021, e sqaron ne teresi kete situate duke konstatuar se: “ nuk lejohet qe nje person i denuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidoj per deputet dhe te fitoj mandatin e deputetit”.
Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e denimit me kusht.
Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikes së Kosovës -Qeveria Kurti 2″./InLajmi/