20 vjet pas luftës, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zeqir Hoxha ka njoftuar se ka larguar me operacion copën e granatës që i kishte mbetur në trup, përcjell InLajmi.
Këtë mbetje, Hoxha tha se ia ka larguar përmes operacionit kirurgu, Nazmi Kolgeci, dhe sipas tij, nuk ka pranuar asnjë kompensim financiar.
Postimi i plotë i tij:
“Unë invalid i UÇK-së, Zeqir Hoxha falënderoj mjekun kirugun Nazmi Kolgeci, i cili sot më operoj copën e granatës të cilën e kisha që 20 vite, që nga koha e luftës. Kjo plagë, para një jave më dha presion dhe orët e vona më urgjencë më kanë dërguar në Spitalin e Prizrenit. Por, me udhëzim të mjekëve, më udhëzuan për te kirurgu Nazmi Kolgeci dhe ky pa asnjë hezitim sot më operoi dhe pa asnjë shpenzim pagesë, ku e falënderoj shumë nga zemra”./InLajmi/