Mjekët kujdestarë në QKUK kanë dhënë detaje për të lënduarit nga shpërthimi i cili ndodhi gjatë ditës së sotme, përcjell InLajmi
Ata kanë bërë të ditur se deri tash në QKUK janë transferuar 14 persona, të cilët kanë lëndime të ndryshme.
“Nga ora 15:00 nga Spitali i Ferizajt na është kumtuar për një shpërthim ku ka pasur shumë të lënduar. Gjendja momentale e tyre është stabile edhe pse momentalisht e rëndë. Pesë janë trajtuar në sallën operative, teksa edhe katër prej tyre do të futën pastaj”, ka thënë njëri nga mjekët kujdestar. 2002 është më e ulëta moshë, teksa 49 ma e larta. Gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë nga plagët në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë”,kanë thënë nga QKUK./InLajmi/.