Në një restorant në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i madh gjatë ditës së sotme, përcjell InLajmi.
Si pasojë e tij, 41 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.
Nga ky numër, 11 persona janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.
Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.
Të lënduarit kanë arritur në QKUK, pamjet mund t’i shihni përmes fotografive më poshtë./InLajmi/.