Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se rrëzimi i ministrit të MPB-së, Agim Veliut, në qeverinë Kurti, ishte një kurth i qëllimshëm.
Abdixhiku ka thënë se kjo u bë me qëllim që të rritej popullariteti. Ai tha se ka qenë kundër vazhdimit të bashkëqeverisjes pas këtij akti.
Abdixhiku shtoi se “shkarkimi ka qenë inicim i një procesi zingjiror”.
“Ka qenë një kurth i kurdisur me qëllim që të rritej popullariteti. Nuk ka pasur më argumente për bashkëqeverisje. Ka pasur disa alternativa nga LDK, të tërhiqeshim publikisht nga Qeveria, pandemia e marsit, prillit ishte shumë e rrezikshme, ose në rastin tjetër në qoftëse bjen qeveria ishte që ne të mos marrin hapat e parë të zëvendësimit.
Unë kam kundërshtuar vazhdimin e ndryshimit të tillë.
Kalkulimi ka qenë i thjeshtë se presioni amerikan duhej të zbutej. Shkarkimi ka qenë inicim i një procesi zingjiror”, tha ai.
I pyetur se përse nuk u gjet një mirëkuptim në mes 2 partive, Abdixhiku tha se mungoj një tolerancë në mes njëri-tjetrit, shkruan IndeksOnline.
“Kisha biseda të shumta me Kurtin edhe pas shkarkimit. Kishte kërkesa nga LDK-ja qe nëse do të kthehej Veliu do të vazhdonte qeverisja. Është kurth politik i kohës, jam i bindur që s’ka pasur qëllim që të vazhohej më tutje qeverisja, na mungoj niveli i tolerancës në mes njëri-tjetrit”, shtoi ai.