Afro 40 milionë euro, janë paraparë në buxhetin e shtetit për vitin 2021, që sipas nevojës të blihen vaksina anti-Covid, ani pse 360.000 vaksinat e para do të jenë falas për Kosovën.
E përveç vaksinave kjo shumë do të përdoret edhe për nevoja të tjera për COVID-19.
Këtë e kanë konfirmuar nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilëve qytetarët për fillimin e vaksinimit duhet të presin deri në mes të muajit shkurt, koha kur edhe do të arrijnë 360.000 vaksinat e para.
“Kosova, ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurove (ne kuadër te buxhetit 2021) për vaksinat që do t’i blejë vetë dhe nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksine qe do t’u jepet qytetareve të Kosovës, do te jetë falas.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Sasia e vaksinave të cilat fillimisht do të vijnë në Kosovë është 360.000 mirëpo më vonë sipas nevojës mund të arrijë në 800 mijë apo edhe 1.200.000.
“Vaksinat e para pritet të arrijnë ne mes te muajit shkurt, por ka gjasa qe sasi te caktuara të arrijnë edhe më herët, të siguruara përmes rrugëve të tjera. Për fillim 360.000 , por numri mund te rritet deri ne 800.000 apo edhe 1.200.000”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për inFokus.
Deri më tani, nga virusi COVID-19, janë prekur, 52.134 qytetarë, e raste aktualisht aktive janë edhe 7835 raste