Britania e Madhe regjistroi sot një rekord të ri përsa i përket rasteve të diagnostikuara të COVID-19, ndërsa vendi ka hyrë në bllokim të plotë.
Një total prej 60.916 rastesh të reja dhe 830 vdekjesh u raportuan sot në mëngjes, sipas Shëndetit Publik të Anglisë.
Ky ishte numri më i lartë i infektimeve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Të hënën, Anglia dhe Skocia njoftuan bllokim të plotë në të gjithë vendin, raporton ATSH.
Uellsi është në bllokim që nga 20 dhjetori, ndërsa Irlanda e Veriut është në javën e 2-të të një bllokimi 6-javor.