Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka shprehur falenderim ndaj Ambasadorit Jan Braathu, për shërbimin e tij në Kosovë në krye të OSBE-së, përcjell InLajmi.
Tahiri në një konferencë për medie tha se Baraathu do të mbetet që ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë e forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe shtyrjen e dialogut me komunitet.
“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe ndër diplomatët që ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe shtyrjen e dialogut me komunitet”,ka thënë Tahiri.
Ai i ka uruar për misionin e ri ambasadorit Braathu si shef i OSBE-së në Serbi.
Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd.
“Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”,tha ai duke iu referuar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri. /InLajmi/.