Mërgimtarët të cilët erdhën t`i kalojnë festat e fundvitit me të afërmit e tyre në Kosovë tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në vendet evropiane ku edhe punojnë.
Kjo ka bërë që të krijohen edhe kolona të gjata nëpër pikat kufitare,
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në dalje të pikës kufitare në Merdare kolonat arrijnë deri në 900 metra.
Pritjet për të kaluar në këtë pikë janë nga 90 në 120 minuta, njofton Klan Kosova.
Kolonat deri në 700 metra janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë në 100 metra.