Tanya Roberts ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, transmeton InLajmi.
Sipas mediave të huaja, aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj. Sipas përfaqësuesit ligjor, aktorja ka ndërruar jetë në Cedars-Sinai në Los Angeles, dhe shkaku i vdekjes nuk lidhet me Covid-19.
Roberts, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum filloi karrierën e saj si modele para se të bëhej pjesë e kinematografisë. Ajo bëri debutimin e parë në film në 1976 në “Forced Entry”. Më pas u shfaq në një seri filmash duke përfshirë “The Beastmaster”, “Sheena: Queen of the Jungle”, “Body Slam” dhe “Night Eyes”./InLajmi/