Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar humanistin Halil Kastrati për të diskutuar për projektet e kësaj komunë në bashkëpunim për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, përcjell InLajmi.
Bulliqi ka thënë së shpejti do t’i konkretizojnë projektet e përbashkëta, dhe se bashkëpunimi mes tyre vetëm sa do të thellohet e zgjerohet
“Sot kam zhvilluar një takim me humanistin e madh, Halil Kastratin, gjatë takimit me hoxhën kemi biseduar për projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Podujevës për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.
U zotuam se ky bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” vetëm sa do të thellohet e zgjerohet. Së shpejti do t’i konkretizojmë projektet e përbashkëta. E falënderova hoxhën për ndihmën e vazhdueshme të shoqatës për komunën tonë.
Poashtu, i falënderoj nga zemra të gjithë bamirësit, të cilët ndajnë mjete nga të ardhurat e tyre për të ndihmuar familjet në nevojë”,ka thënë Bulliqi./InLajmi/