Hajnat janë futur në shtëpinë e 70 vjeçares nga Gjurgjedelli i Kaçanikut dhe i kanë vjedhur asaj 55 mijë euro.
Jeton e vetme në këtë shtëpi.
Pa përkujdesje të askujt dhe pa asnjë familjarë afër vetës, Remzie Mani, kalon ditët në këtë kasolle të vjetër këtu në Gjurgjedell të Kacanikut.
Ajo ishte vetëm edhe të shtunën kur hajnat thyen derën dhe u futën në dhomë ku 70 vjeçarja po flinte.
3 persona të maskuar, që kishin marrë vesh se Remzi Mani kishte një shumë të madhe parash, fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas edhe e lidhën, shkruan Gazeta Express.
Pas disa minutash torturë, grabitësit e detyruan të iu tregoj edhe vendin se ku i mban paratë që Remzie Mani i kishte grumbulluar nga pensioni i bashkëshortit i cili për vite të tëra kishte punuar në Gjermani, më pas ata i morën 55 mijë euro dhe u larguan.