Ministri i Mbrojtjes Anton Quni gjatë ndrrimit të moteve ka vizituar kazermën e KSK-së në Prizren ku me këtë rast u ka uruar ushtarëve në detyrë vitin 2021, përcjell InLajmi.
Quni ka vlersuar lartë detyrën dhe përkushtimin e ushtarëve, të cilët edhe në një natë festive kujdestarojnë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës
Postimi i plotë Ministrisë se Mbrojtjes
Ministri i mbrojtjes Anton Quni në natën e ndërrimit të moteve viziton ushtarët e FSK-së
Në natën e ndërrimit të moteve Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ishte për vizitë në Kompaninë e Deminimit në kazermën e FSK-së në Prizren.
Me këtë rast ministri Quni ushtarëve në detyrë u ka uruar festën e Viti të Ri 2021, duke vlerësuar lartë detyrën dhe përkushtimin e tyre, të cilët edhe në një natë festive si kjo e ndërrimit të moteve kujdestarojnë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës./InLajmi/