Shqiptari Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali.
Babai i tij, tha për Top Channel se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.
Vetëm pak ditë pas lansimit, oferta ‘Viti i Ri niset ZERO ZERO’ thyen rekorde!
“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha ai.
Ata janë bërë pjesë edhe e medias italiane “Tgcom”, ku mamaja është shprehur shumë e gëzuar.
“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo.