Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Pfizer për të nisur vaksinimin në muajin janar, përcjell InLajmi.
Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.
Postimi i plotë i tij:
“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

















