U.d. e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke i ofruar mbështjetje Zagrebit, përcjell InLajmi.
Ajo tha se mbështetjen e Kosovës ia ofroi edhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović, kurdo që u nevojitet.
Postimi i saj i plotë:
“Gjersa Kroacia dhe njerëzit e saj po përballen me pasojat e tërmeteve të njëpasnjëshme, në cilësinë time si Komandante e Përgjithshme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, i dhashë mbështetjen tonë presidentit, Zoran Milanoviç kur do që u nevojitet”./InLajmi/


















