Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po fatkeqësisht nga informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes deri tani kaq mund të themi”, ka thënë Hashani.
Dyshohet se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra ka privuar nga jeta 3 anëtarë të familjes, e më pas veten.
Sinjali mëson se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është me inicialet F.Z. Ndërkaq, familjarët që u vranë nga ai dyshohet se janë gruaja e tij, M.Z, dhe dy djemtë e tij, H.F dhe A.Z.

















