Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është shprehur falenderues ndaj të gjithë kolegëve deputetë për bashkëpunimin në frymë demokratike, përcjell InLajmi.
Duke qenë se po ofrohen zgjedhjet Haradinaj ka thënë se sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë
Postimi i plotë i tij:
Duke ju falënderuar përzemërsisht për besimin e dhënë me votën tuaj, ju tashmë e dini që mandati po i kthehet sovranit.
Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, ata më të cilët kishim bashkëpunim shumë të mirë, por dhe ata me të cilët kishim mospajtime, e gjithë kjo në frymën demokratike dhe në të mirën e vendit.
Deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat padyshim që do jenë demokratike sepse Republika e Kosovës, sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë, ju dëshiroj shëndet e çdo të mirë.
Na priftë e mbara!/InLajmi/