Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë njoftohet se aktualisht janë duke u trajtuar 78 pacientë me coronavirus, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës theksohet se 5 pacientë janë në respirator (CPAP), 53 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
Ndërsa ngaky numër i dhënë, në njoftim thuhet se13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë.
Postimi i plotë i Spitalit të Pergjithshëm në Pejë
12 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
313 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452
analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione. /InLajmi/.