Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka shkuar për vizitën në Ankara të Turqisë, përcjell InLajmi.
Stublla njofton se me rastin e vizitës së saj ka dërguar kurora lulesh tek Mauzoleu i Presidentit të parë të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk në Anitkabir.
Postimi i plotë i saj:
Fillova vizitën zyrtare mëngjesin e sotëm në Ankara, me vendosjen e një kurore lulesh tek Mauzoleu i Presidentit të parë të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk në Anitkabir.
Në shënimin protokollar në Librin e Kujtimeve, shpreha respektin e thellë për trashëgiminë shtetërore dhe vizionin largpamës të tij, që edhe sot frymëzon marrëdhënie të afërta midis Kosovës dhe Turqisë./InLajmi/.