Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në një prononcim për media ka thënë se partia e tij nuk ka ndonjë kërkesë specifike për miratimin e buxhetit,përcjell InLajmi
Ndër të tjera ai ka thënë se në seancën për miratimin e buxhetit, do t’u tregojnë qytetarëve për keqqeverisje nga 2 qeveritë, ajo Kurti dhe Hoti.
“Situata është e ndjeshme dhe mos votimi i buxhetit do të krijojë gjendje të rëndë për vendin, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për situatën në përgjithësi.
Ne do ta votojmë buxhetin, por do të diskutojmë dhe s’kemi ndonjë kërkesë specifike, por do të tregojmë qytetarëve se dy qeveritë kanë keqqeverisur vendin”, Reçica
Reçica u shprehë se PDK do të votojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare./InLajmi/