Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Nga aksidenti i sotem sipas policisë kanë pësuar lëndime gjithsej 15 persona.
Me daten 28.12.2020 rreth ores 07:30 ne rrugen Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor , prej tyre 3 me lëndime. Të perfshira gjithsej janë15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kerkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut. /InLajmi/