Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Bekë Berisha ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj.
Berisha në një prononcim për Gazetën Express, e ka cilësuar si të tepruar kundërshtimin e deputetëve të VV-së për pjesëmarrjen e Driton Selmanajt në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se Selmanaj nuk kishte për qëllim ofendimin e Saranda Bogujevcit.
“Mendoj që ka qenë e tepruar, e kemi trajtuar atë temë dhe nuk ka pas për qëllim Driton Selmanaj me ofendu atë vajzën (Saranda Bogujevcin), mirëpo kjo u bë pastaj prej mediave shkoj në drejtim, e këta nuk po dinë me u nal tash. Po m’duket që është e tepërt”, tha Berisha.
2 ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar lirimin nga detyra të shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi. E për këtë Berisha thotë se ende nuk e kanë parë raportin se pse atij iu kërkua lirimi i detyrës. Ndërsa thotë se nuk mund të vlerësojë nëse është i drejtë apo jo.