Para disa ditësh Shoqata e Gastronomeve të Kosovës u dërgoi një letër Qeverisë ku kërkonte largimin e kufizimit. Sot ajo ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për bizneset. Sipas tyre më e pakta që mund të bëhet për ta në këtë kohë krize është lejimi i punës me orar më të gjatë, raporton InLajmi.
Petrtit Kllokoqi përfaqësues i kësaj shoqate tha se kërkesa e tyre përkrahet edhe nga OEK, OEAK dhe AKB.
“Ne kërkojmë që orari i operimit të bizneseve të zgjatet. Ne rrethanat e tanishme më e pakte që mund të bëhet është zgjatja e orarit të operimit të bizneseve, tha Kllokoqi.
Ai tha se mbeten të përkushtuar që të japin alternativat për ruajtjen e shëndetit publik./InLajmi/