Policia ka njoftuar se dje në Vërmicë ka konfiskuar 2 çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh nga policia thuhet se njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur 2 të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha.
Të dyshuarit pasi e kanë vërejtur policinë, kanë lëshuar çantat dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogram e 686.8 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./InLajmi/