Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Vetëvendosja po mban 2 pozitat më të larta shtetërore në shtet, kryetarin e Kuvendit dhe ushtruesin e detyrës së presidentit, përcjell InLajmi.
Lëvizja ‘Vetëvendosje!”momentalisht mban dy pozitat më të larta shtetërore në shtet, kryetarin e Kuvendit dhe ushtruesin e detyrës së presidentit.
Ai shtoi se pas prishjes së koalicionit nga ana e LDK-së, LVV ka mundur ta merrte postin e kryetarit të Kuvendit, pra sot do ta kishte edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit.
Postimi i plotë i tij:
Lëvizja ‘Vetëvendosje!”momentalisht mban dy pozitat më të larta shtetërore në shtet, kryetarin e Kuvendit dhe ushtruesin e detyrës së presidentit. Çështje e politikave të saj është pse nuk e ka vendosur në ato poste një zyrtar të saj. Pas prishjes së koalicionit nga ana e LDK-së, LVV ka mundur ta merrte postin e kryetarit të Kuvendit, pra sot do ta kishte edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit. Shyp i bie qishtu, shype!/InLajmi/