Ka kaluar një vit prej kur u shfaq rasti i parë i infektimit me koronavirus në Wuhan të Kinës, që prej atëherë, asnjë shtet nuk ka gjetur më qetësi, e as kurë për të shëruar të infektuarit, shkruan InLajmi.
Një vit më pas, shifrat e të infektuarve, por edhe të vdekurve kanë prekur milionat, teksa OBSH paralajmëron edhe për një valë të tretë në fillim të vitit 2021.
Sipas të dhënave të OBSH-së, deri më sot në mbarë botën janë detektuar 55.6 milionë të infektuar nga virusi, prej tyre 35.8 janë shëruar, e 1.34 milionë kanë gjetur vdekjen.
Në anën tjetër, tani shtete të ndryshme, si SHBA, Rusia, Gjermania e Britania e Madhe, janë duke punuar pareshtur për gjetjen e një apo disa vaksinave që do ta luftojnë me sukses koronavirusin.
Disa mostra kanë rezultuar të jenë efektive, mirëpo të gjitha vaksinat ende janë në fazën testuese./InLajmi/