Barack Obama është në rrugën e duhur për t’u bërë autori më i shitur i vitit, transmeton InLajmi.
Këtë titull e mori më parë gruaja e tij, Michelle Obama, libri i së cilës “Becoming” u ngjit në krye të top listave në 2018.
Libri i ish-presidentit, “A Promised Land”, ose në shqip “Toka e Premtuar”, po thyen rekorde për botuesin e librit, Crown, si pjesë e shtëpisë botuese, Penguin Random House.
Qindra mijëra njerëz para-porositën “Toka e Premtuar” përpara ditës së lëshimit, e që ishte të martën, më 17 nëntor.
“Duke mbledhur shitjet e ditës së parë dhe porositë e librit, kopjet e shitura kapën shifrën prej 887.000 njësi, të të gjitha formatet dhe botimet në SHBA dhe Kanada”, u shprehën nga Penguin Random House, për CNN
Sipas botuesit, ky është totali më i lartë i shitjeve të ditës së parë për çdo libër të botuar ndonjëherë nga shtëpia botuese në fjalë./InLajmi/