Pas fillimit të masave të reja anti-Covid nga mbrëmja e së premtes, nga ana e qeverisë së Kosovës, ku komunat ndahen në 3 zona, e kuqe, e verdhë dhe e gjelbërt ka reaguar edhe profesori i njohur dhe analisti politik Milazim Krasniqi, përcjell InLajmi.
Ish-profesori i gazetarisë ironizon me vendimet e qeverisë Hoti, duke pyetur se: nuk e kam të qartë me kënd po tallen, me popullin, me virusin apo me vetveten?
Ai në një shkrim të shkurtër në facebook shpreh habinë e tij edhe me “orën policore” prej 19:00 deri në 05:00, duke e konsideruar si një gabim të madh të Qeverisë së Kosovës sepse në këtë kohë njerëzit mbyllen nëpër shtëpitë e tyre dhe flejnë, duke e ditur se pjesa më e madhe popullësisë sipas tij, jetojnë nëpër fshatra.
Kjo masë mund të ketë kuptim në metropole, jo në një vend ku 60% jetojnë në fshatra. Copypaste qeveri, përfundon Krasniqi.