Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në përurimin e palestrës sportive në Deçan, projekt ky i cili është invenstim rreth 2 milionë euro, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti, para të pranishmëve tha se është kënaqësi dhe nder që bashkë me Ministren Dumoshi të jetë në përurimin e kësaj salle të bukur, në këtë vend të bukur dhe në këtë ditë të bukur.
Postimi i plotë i tij:
Deçani dhe komunat tjera gjithandej nëpër Kosovë, po e kompletojnë infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtarë.
Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot përuruam Palestrën Sportive në Deçan, e cila ka kapacitet me mbi 1️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ ulëse, ndërsa vlera e investimit është rreth 2️⃣ mil €. ?/InLajmi/