Sonte ekskluzivisht për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse se si janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1998-1999.
Ish-ushtari serb thotë se ka dëshmitarë se një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë ku janë djegur në shkritore, përcjell Telegrafi.
“Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë, në shkritore. Ashtu siç i kanë shkrirë tanket dhe pajisjet luftarake janë shkrirë edhe kufomat”.
Për mungesën e dëshmive, ish-ushtari serb thotë se shumë pak njerëz kanë marrë shënime.
“Ne nuk kemi pasur aparate fotografike. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë”.
Ai thotë se në një terren ku kanë operuar nuk e kanë ditur që ka pasur varrezë masive, percjell Telegrafi.
“Bëhet fjalë për 140 njerëz që janë vrarë”, tregon më tej ish-ushtari serb.