Profesori Universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi ka thënë se ka filluar një skenar i Serbisë, sikurse i viteve të 80-ta, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka kërkuar nga Policia dhe Qeveria që të mobilizohen dhe mos të injorojnë këtë zhvillim.
Sipas tij, nëse ka keqbërës duhet të çohen para drejtësië dhe nëse janë inskenime duhet të adresohen.
Krasniqi ka shtuar se si duket ka rifilluar skenari për inskenimin e incidenteve në mesin e serbëve lokalë në Kosovë. Ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc.
Postimi i plotë:
Si duket ka rifilluar skenari për inskenimin e incidenteve në mesin e serbëve lokalë në Kosovë. Ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc.
Policia dhe qeveria e Kosovës duhet të mobilizohen e të mos injorojnë këtë zhvillim.
Nëse ka keqbërës, ata duhet të çohen para drejtësisë, nëse janë inskenime, duhet të adresohen. Dhe vendbanimet duhet të mbulohen me kamera e me patrulla të rregullta. Duhet të ketë edhe bashkëpunim të agjencive konkrete me serbët lokalë.
Përndryshe, regjimi fashist i Milosheviqit, me këso inkensimesh pati filluar në vitet 80 projektin e Serbisë së Madhe. Cunat e tij ideologjikë (Vuçiqi, Daciqi e Vulini) e sundojnë Serbinë, ndaj nuk është cudi nëse përdorin metodat e babait të tyre ideologjikë. /InLajmi/